Rozë

Lot e sakrifica! Njihuni me “njeriun e jetës” së Luana Vjollcës

Luana Vjollca

Luana është rikthyer me projektin e saj personal “Thuaje”.

Ky projekt përmban pesë pjesë që më pas çdo njërës i është realizuar edhe nga një këngë.

Në një rrëfim të pjesës së katër ajo ka shpalosur kontributin e nënës së saj.

“Ajo u vetëmohua për ne! Mes greminash qëndroi e fortë për ne! Unë nuk mbaj mend të më ketë munguar diçka sepse ka patur gjithmonë shumë dashuri! Sot nuk i numëroj më hapat, rënia nuk më tremb më! Faleminderit mà që nuk na le me ra!”-shprehet Luana në historinë rrënqethëse për njeriun e saj të jetës.

Ajo tha se nënë e saj ka bërë që ato mos të kenë frikë edhe nga dështimi, pasi kanë pasur shumë dashuri gjatë kohës sa janë rritur.

Në klip shihet ajo teksa ende e lirë e plot forcë nëpër një lëndinë, forcë kjo e përcjellë nga e ëma për të qëndruar me kokën lart pas çdo sfide në jetë./SHQIP.com