“Los Blancos” do t’i vazhdojnë kontratat me katër futbollistë

Real Madrid po përgaditet të ndërrojë gjeneratën – gradualisht.
“Los blanocos” po planifikojnë të zgjasin marrëveshjet me disa nga lojtarët që shihen si pjesë kyqe e skuadrës.
Lojtarët në fjalë janë Vinicius Junior, Eder Militao, Luka Modric dhe Marco Asensio, raporton Fabrizio Romano.
Real Madrid plans on contracts ⚪️📑 #RealMadrid
▪️ Luka Modrić set to stay with a new deal until 2023
▪️ Vinícius Jr and Éder Militão will discuss new deal until 2027 soon
▪️ Asensio’s in talks on possibile new contract – but still early stages.📲 More: https://t.co/E2oEdVoEva pic.twitter.com/HyO4XzfiDo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 26, 2022
Dyshja braziliane do të vazhdojë rrugëtimin me “mbretërit” deri në vitin 2027.
Kurse, Asensio është tashmë në bisedime me drejtuesit e klubit spanjoll për rinovim, pasi kontrata aktuale i skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Një lojtar tjetër që pritet të mbetet në kryeqytetin spanjoll është Luka Modric.

Ani pse 36 vjeçar, klasi i kroatit dëshmohet në çdo ndeshje që luan dhe kjo i bën madrilenët të duan të kenë në radhët e tyre – atë edhe për sezonin e ardhshëm.
Përndryshe, Madridi është fare pranë triumfit në La Liga, me titullin e 35-të që mund ta sigurojnë në vikend me të paktën një pikë të marrur.
13 herë fituesin e Ligës së Kampionëve e ndajnë vetëm dy ndeshje nga trofeu i 14-të i “kupës me veshë të mëdhenj”.

Ata janë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, teksa në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë 4:3 nga Manchester City. /Shqip.com