Los Angeles kryeson garën për Chiellinin

Pas e konfirmoi largimin nga Juventusi, Giorgio Chiellini, ka disa oferta për të vazhduar karrierën.
Sipas Footbal.Iatlia Chiellini u takua dje me Andrea Agnelli dhe është tunduar t’i bashkohet skuadrës së MLS, Los Angeles gjatë verës.
Mbrojtësi veteran do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Allianz Stadium kundër Lazios mbrëmjen e së hënës.

Ai ka vendosur të largohet nga Juventusi me një vit të mbetur në kontratën e tij pas përpjekjes së dështuar të Italisë për t’u kualifikuar në Katar 2022.
Sipas raportimeve, Chiellini takoi dje presidentin e Juventusit, Agnelli.
Ata thuhet se folën për planet e mbrojtësit për të ardhmen, me Chiellini duke e bërë të qartë se ai nuk po mendon të tërhiqet dhe është i tunduar të transferohet në Amerikë për një sezon.
Athletic raportoi në fillim të kësaj jave se LAFC kishte bërë një ofertë për të nënshkruar me Chiellinin gjatë verës.
37-vjeçari do të transferohej në SHBA në fund të qershorit.
Chiellini do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Italinë më 1 qershor kundër Argjentinës në stadiumin Wembley.

Ylli i Napolit , Lorenzo Insigne gjithashtu do të largohet nga Italia për në SHBA në fund të sezonit, duke iu bashkuar Toronto FC si lojtar i lirë./Shqip.com