Sport Shqiptar

Lorik Cana premton shkollë futbolli në Gjakovë

Ish-futbollisti legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana teksa e ka komentuar finalen e madhe të Kupës së Botës, ka folur edhe për skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës.

Ai ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se nuk e ka harruar këtë klub.

Cana është me prejardhje nga Gjakova.

Cana që është i angazhuar me fondacionin e tij në Romë, e planifikon një shkollë të madhe futbolli në qytetin e Gjakovës.

“Vëllaznimin nuk e kemi braktisur asnjëherë, i kemi qëndruar afër. Qëllimi është të krijojmë një shkollë futbolli t’i marrim futbollistët e rinjë dhe të talentuar në Gjakovë, por edhe në gjithë Rajonin e Dukagjinit”, deklaroi Lorik Cana.

/Shqip.com