Lorik Cana: Gëzuar pavarësinë e Kosovës, u bëfsh Shqipëri

Lorik Cana nuk e harron Kosovën.
Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ka uruar 14-të vjetorin e pavarësisë përmes një postimi në Instagram.
Cana për 17-të shkurt ka shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut.”

Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem. Gëzuar pavarësinë e Kosovës, U bëfsh SHQIPNI ❤️🖤”, ka shkruar ai.
38-vjeçari për kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 92 paraqitje.
Cana nga futbolli aktiv u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2017./Shqip.com