Rozë

Lorik Cana ftohet që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Lorik Cana

“Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim me 5 tetor, shkruan SHQIP.com.

Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryesisht këngëtarë, moderatorë, aktorë, etj.

Mirëpo, siç duket as futbollist nuk janë lënë anash duke marrë ftesë për të qenë prezent.

Big Brother Vip

Siç njofton “Prive”, ish-futbollisti i cili është ftuar është Lorik Cana, por nuk dihet nëse ai ka pranuar që të jetë pjesë e formatit.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri, për shkak se ai është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit./SHQIP.com