Sport Shqiptar

Loriana Kuka ndalet në luftën e parë në Jeruzalem, Kosova e përfundon Mastersin më një medalje të artë dhe një të argjendtë  

Edhe një medalje e artë në tokën dardane

Kosova u paraqit me katër garuese në garën e madhe Masters që u zhvillua në datat 20-22 Dhjetor 2022.

Loriana Kuka është ndalur në luftën e parë në Mastersit të xhudos të mbajtur në Jerusalem.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko, me një uazari.

Kosova e përmbylli paraqitjen në Masters të Jerusalemit me një medalje të artë, një të argjendtë e një vend të pestë, shkruan Shqip.com.

Të artën e fitoi Distria Krasniqi e të argjendtën Laura Fazliu.

Në këtë garë prestigjioze garuan edhe Nora Gjakova, e cila përfundoi e pesta.

Në Masters Jeruzalem morën pjesë 58 shtete dhe 367 garues.

Bashkë me garueset kanë udhëtuar edhe kryetari i federatës Agron Kuka, trajneri dhe selektori Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

/Shqip.com