Sport Shqiptar

Loriana Kuka eliminohet në Grand Slamin e xhudos në Gjeorgji

Edhe një medalje e artë në tokën dardane

Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos të mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë mposhti me “Ippon” në luftën e parë britaniken Emma Reid, por u ndal në luftën e dytë nga italianja Alice Bellandi, xhudistja numër një në botë në këtë kategori.

Bellandi fitoi me një “Wazari”.

Kosova në Grand Slamin e Tbilisit fitoi tri medalje, të trija të argjendta, me Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Laura Fazliun.

/Shqip.com