Rozë

Lorenci tha se kanë qenë të lidhur, Kejsi deklaron të kundërtën

Në spektaklin e djeshëm të Big Brother Vip Albania, Lorenc Hasrama konfirmoi lidhjen që kishte pasur jashtë shtëpisë me banoren tjetër, Kejsi Medinin.

Por, të dy banorët u deklaruan që tashmë gjërat mes tyre në aspektin dashuror ishin mbyllur 100 për qind.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, Kejsi është parë duke qarë sepse ishte prekur nga ajo se çfarë kishte deklaruar Lorenci.

Në bashkëbisedim me Luizin, Kejsi thotë se nuk ka qenë e lidhur Lorencin

“Nuk kam qenë e lidhur për kemi patur një çka lidhje ka. Kemi një jetë aty jashtë, por në momentin që hyn brenda si kështu se dal unë shumë shëmtuar. Nuk doja që të hapej fare si temë. Nuk kam patur dëshirë”, tha Kejsi.

Kurse, Luizi vazhdimisht e ngushëllon duke i thënë se nuk ia vlen të qaj sepse ai e di shumë mirë se për çfarë arsyeje e bëri këtë gjë Lorenci.

Kujtojmë se Kejsi kishte filluar një marrëdhënie me Kristin brenda shtëpisë, por i dha fund menjëherë pas hyrjes së Lorencit.

/Shqip.com