Rozë

Loredana shtatzënë?

Reperja e njohur Loredana Zefi prej ditësh është shndërruar në një ndër personat më të komentuar të showbizit shqiptar.

Vetëm disa ditë më parë ish-partnerja e Mozzik ua vuri ‘kapakun’ thashethemeve dhe konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Që nga atëherë ata shpesh ndajnë me fansat momentet e tyre së bashku.

Së fundmi Karim ka publikuar në InstaStory një foto i përqafuar me Loredanën, duke treguar se çifti janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Mirëpo ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte barku i rrumbullakët i reperes, gjë e cila ngriti aludimet e fansave se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Megjithatë nuk dihet nëse Loredana është shtatzënë apo jo, ndërsa kujtojmë që krijuesja e hitit ‘Blicke’  ka një fëmijë nga lidhja me Mozzik, Hanën.

/Shqip.com