Rozë

Loredana në një lidhje të re dashurie? Publikon fotografi

Loredana Zefi ka habitur fansat me postimin e fundit në Instagram.

Ajo siç duket ka filluar një lidhje të re dashurie – pas ndarjes nga reperi nga Ferizaj, Mozzik.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptojë, ku ndau një moment duke mbajtur dorën e një mashkullit gjatë udhëtimit me makinë.

Loredana nuk shfaqi identitet e personit që po e shoqëron, duke e lënë pikëpyetje për ndjekësit e saj.

Se si qëndron e vërteta vetëm ajo e din, mirëpo pas kësaj fansa të shumtë kanë filluar aludimet.

Ndryshe, ajo ka një vajzë me reperin Mozzik të quajtur Hana.

/Shqip.com