Rozë

Loredana në krahët e një mashkulli, fansat të bindur se është Mozzik

Ka disa ditë që po aludohet për një bashkim të mundshëm mes Loderanës dhe Mozzik.

Reperja ka publikuar disa foto nga Firence në Itali dhe disa prej fotove që kanë tërhequr vëmendjen janë ato ku shihet një pjesë e një mashkulli që është duke e shoqëruar.

Personi shihet në veshje ngjyrë të bardhë, që jemi mësuar ta shohim shepsh edhe Mozzikun.

Të bindur që është Mozziku janë edhe shumë prej komentuesve që i kanë shkruar këngëtares.

Para pak kohësh Mozzik tha se do martohet së shpejti dhe se po pret të bëhet baba për herë të dytë.

Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë të quajtur Hana.

Dyshja ka pasur mosmarrëveshje të shpeshta që kanë quar në ndarjen e tyre.

Mbetet të shihet nëse këto lëvizje do ribashkojnë ata.

/Shqip.com