Rozë

Loredana mban koncert në Zvicër bashkë me vajzën e saj

Loredana dhe Hana

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Loredana Zefi ka mbajtur koncert në Luzern të Zvicrës, bashkë me simfoninë e kompanisë Red Bull.

Numri i personave ishte i limituar për shkak të masave AntiCovid dhe për këtë Loredana ishte kujdesur që të kishte personat më të afërt të saj.

Kjo pasi gjatë performancës, Loredana u shoqërua në skenë nga e bija e saj, Hana.

Çka ka rënë në sy gjatë koncertit ishte rikthimi i Loredanes në skenë, e veshur me tuta sportive, pasi që ajo dallohet për këtë stil.

Akoma më të veçantë këtë veshje komforte të saj e bën edhe fakti se kompania e atyre tutave, “Nikci Studios” është e themeluar nga disa vajza kosovare që jetojnë në Norvegji.

Ndryshe projekti i fundit i Loredanes mbetet bashkëpunimi me reperin nga Drenica, Don Xhon.

Kënga titullohet “Gjuj për to” dhe dy javë nga lansimi numëron mbi 8.2 milionë klikime në ‘Youtube’./SHQIP.com