Rozë

Loredana e dëshiron një fëmijë tjetër

Loredana dhe Hana

Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, tashmë është nënë e një vajze të quajtur, Hana nga martesa që kishte me Mozzik.

Mirëpo siç duket ajo është duke kërkuar një fëmijë të dytë dhe për këtë ajo ka shkruar në Instagram.

“Kam nevojë për një fëmijë të dytë”, ka shkruar në mbishkrimin  e fotografisë.

Pavarësisht spekulimeve në internet, biondja vazhdon të jetë nënë beqare e përkushtuar në masë të madhe në karrierë.

Ajo vitin që shkoi bashkë me Mozzik sollën një album të përbashkët të quajtur, “No Rich Parents”./SHQIP.com