Lajme

Lordi britanik Paddy Ashdown nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës”

Në 24-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të vendit, Prishtinë, Lordi britanik, Paddy Ashdown, është nderuar më titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se për ta marrë këtë titull, ka ardhur bija e lordit, Ashodown, i cili nuk jeton më, Katherine Theurel.

Ky titull, i është ndare atij për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.

“Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën”, ka shkruar Rama në Facebook.

/Shqip.com