Sport Ndërkombëtar

Lopetegui – nuk po i zgjidh dot problemet e Sevillës

Julen Lopetegui

Sevilla nuk po kalon aspak momente të mira në La Liga.

Skaudra e udhëhequr nga Julen Lopetegui – gjendet në pozitën e 15-të në tabelë.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara – andaluzianaët kanë arkëtuar vetëm një fitore, kanë barazuar dy herë – teksa kanë pësuar tri humbje.

Ekipi spanjoll – në formë katastrofale është edhe në Ligën e Kampionëve – ku ka dy humbje – në po aq ndeshje të zhvilluara – dhe gjendet në pozitën e fundit të Grupit G.

Kjo rënie drastike e formës mund t’i kushtojë – Lopeteguit, të cilit ka filluar t’i lëkundët ulësja.

Largimi i Diego Carlos dhe Jules Kounde – që së bashku ishin startues të padiskutueshëm në repartin defanziv – ka lënë hapësira që nuk po mbulohen dot.

Tabela e La Ligës

Sezonin e kaluar – Sevilla e kishte mbyllur në pozitën e katërt – me 70 pikë, teksa shumë kohë kishin kaluar edhe në pozitat më lartë.

Ndeshjen e rradhës në “Ramon Sanchez-Pizjuan” ndaj Atletico Madrid – me 1 tetor – është prova e rradhës për klubin andaluzian./Shqip.com