Sport Shqiptar

Lojtari shqiptar, pjesë e projektit transformues të Interit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka marr vendim për të mos lejuar huazimin e lojtarit shqiptar, Kristjan Asllani, i cili shënoi golin më të bukur të ndeshjeve të fundit eleminatore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Asllani do të qëndrojë në ekipin e madh italian, pasi tashmë shihet si zëvendësues i lojtarit turk Calhanoglu.

Largimi i Brozovic e ka bërë Inzaghin të mendojë një rol lideri për të riun shqiptar, i cili këtë sezon do rë ketë më shumë minuta dhe me siguri do të jetë në qendër të projektit të zikaltërve.

Ky është padyshim një lajm shumë pozitiv për 21-vjeçarin, i cili e mbylli sezonin në stol, por paraqitja me fanelën e Kombëtares Shqiptare, e nxorri sërish në vitrinë talentin e madh që ka.

Asllani u transferua në Inter nga ekipi tjetër italian Empoli për 14 milionë euro.

/Shqip.com