Sport Ndërkombëtar

Lojtari i Zvicrës telefonon trajnerin: Mos më merr në Botëror, nuk jam gati

Një shembull i mirë për shumë lojtarët që nuk duan të dorëzohen lehtë edhe kur nuk janë në formën e tyre më të mirë vjen nga Zvicra.

Steven Zuber ka treguar shumë elegancë.

Teksa të gjithë luftojnë për të shkuar në Botëror, ky lojtar ka bërë të kundërtën.

Ai ka telefonuar trajnerin duke i thënë se nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye nuk duhej të gjendej në Katar.

“Steven ka luftuar me dëmtime javët e fundit. Ai më tha se nuk ishte 100 për qind në formë dhe se nuk donte që t’i merrte vendin dikujt që është më në formë se ai”, u shpreh trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.

Ndryshe, Yakin i ka ftuar tre shqiptarë për Botërorin e Katarit: Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Ardon Jasharin.

/Shqip.com