Sport Shqiptar

Lojtari i ri i Dinamos zgjedh Shqipërinë para Kosovës

Pasi u transferua në Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha ka marrë edhe një vendim.

Ai i është bashkuar shumë lojtarëve tjerë që kanë prejardhje nga Kosova, por që zgjedhin të luajnë për Shqipërinë.

Për Kosovën ai ka pasur disa paraqitje në miqësore, derisa ka thënë se tashme ai ka pasaportën e Shqipërisë.

Këtë vendim Hoxha ka thënë ta ketë marrë pasi nga Federata e Futbollit të Kosovës, nuk ka marrë asnjëherë ftesë për t’iu bashkuar ekipit të përfaqësueses.

“Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për sajtin kroat germanijak.

Hoxha ka thënë se kishte pasur edhe oferta tjera nga klubet, por ai kishte zgjedhur Dinamon e Zagrebit me të cilin do të debutoj këtë të shtunë.

Ai ka luajtur tri vjet për Prishtinën, dy për Ballkanin, pastaj, për ekipin Slaven dhe gjashtë muaj në Lokomotivë.

/Shqip.com