Lojtari i kombëtares vazhdon të shkëlqejë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Taulant Seferit vazhdon suksesshëm karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e radhës në kampionat, duke kontribuar në fitoren 2-1 që Bani Yas regjistroi me përmbysje ndaj Ittihad Kalba.
Mbetja me 10 futbollistë e miqve krijoi hapësira më të mëdha për Bani Yas.
Penalltia e fituar prej tyre u shndërrua në gol nga Seferi.
Goli i gjashtë në kampionat për 27-vjeçarin, i katërti në 5 ndeshjen e fundit, me Seferin që bëhet kështu lider i jashtëzakonshëm për ta.
Bani Yas nuk fitonte prej tre takimesh dhe ish-lojtari i Tiranës ishte ogur i mirë në marrjen e tre pikëve.
Forma e mirë që po kalon sulmuesi kuqezi do e ndihmojë për të qënë zgjedhje për trajnerin Sylvinho, që tashmë ka nisur të projektojë formacionin në Euro2024.
Seferi luajti një rol të jashtëzakonshëm në kualifikueset e kampionatit Europian që luhet vitin e ardhshëm, teksa shënoi dy gola në 7 ndeshje të zhvilluara.
/Shqip.com