Sport Ndërkombëtar

Lojtarët australianë të Ragbit refuzojnë të veshin fanellën e Krenarisë për arsye fetare

Shtatë lojtarë nga skuadra e ligës Australiane të regbit, Manly Warringah Sea Eagles kanë refuzuar të luajnë në një ndeshje të ardhshme sepse klubi dëshiron që ata të veshin një fanell Krenaria për të mbështetur përfshirjen LGBTQ+ në sport.

Skuadra kishte vendosur të vishte fanellat, me vija ylber dhe një jakë ylberi, në një ndeshje të enjten kundër rivalëve të Sydney Roosters, shkruan Euronews.

Por shtatë lojtarët u thanë zyrtarëve të klubit se veshja e fanellës bie ndesh me besimet e tyre kulturore dhe fetare — edhe pse fanella e projektuar posaçërisht ka qenë një goditje e madhe me tifozët e ekipit.

“Lojtarët nuk do të luajnë të enjten dhe ne e pranojmë vendimin e tyre”, tha trajneri i Sea Eagles, Des Hasler.  Këta të rinj janë të fortë në besimet dhe bindjet e tyre dhe ne do t’u japim hapësirën dhe mbështetjen që ata kërkojnë,” shtoi ai.

Shqiponjat e Detit janë në vendin e nëntë në NRL, një vend më poshtë Roosters. Tetë skuadrat më të mira kualifikohen në play-off./Shqip.com