Loja e re në Big Brother, Graniti vishet si femër

Një situata shumë qesharake është krijuar në Big Brother Vip ku konkurrentëve meshkuj u është dhënë detyrë të vishen si femra.
Kjo ka shkaktuar të qeshura pa fund në mesin e banorëve.
Loja është shpjeguar nga Graniti dhe Sara, ku kishte edhe pakënaqësi nga personat tjerë.
Ata kanë kërkuar që meshkujt të sfilojnë me veshje të femrave, e që një gjë të tillë e bëri Graniti.

Shumica prej tyre sot kanë bërë një muaj që kur janë futur në shtëpi dhe këtë datë e kanë festuar.
Kujtojmë që të nominuarit për këtë javë janë :Iliri, Monika, Sara dhe Graniti.
Iliri dhe Monika janë dënuar nga “Vëllai i Madh” dhe nuk kanë të drejtë që të flasin 24 orë./SHQIP.com
—————————————————————————————————————————-
Zarf i zi në shtëpi, “Vëllai i madh” i dënon dy banorë
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP” ka arritur një zarf i zi e që si i tillë është paralajmëruar mbrëmë.
E gjithë kjo pasi moderatorja, Arbana Osmani gjatë spektaklit i njoftoi dy banorët, balerinin Ilir Shaqirin dhe aktorën Monika Lubonja që kanë thyer rregullat e shtëpisë dhe së shpejti pritet dënimi.
Monika dhe Iliri kanë komunikuar duke bërë me gjeste, derisa ishin duke folur për nominimin e Beniadës.

E që dënimi për dyshen erdhi sot përmes zarfit të zi, ku edhe u njoftuan që ata do të qëndrojnë pa folur me pjesën tjetër të banorëve për 24 orë.
Ky nuk është dënimi i parë për banorët, pasi që ata më parë janë dënuar që kanë fikur mikrofonat./SHQIP.com
———————————————————————————————————————
Një lidhje e re dashurie në Big Brother Albania VIP?
Mbrëmë në “Big Brother Albania VIP”, pas daljes së Ardit Çunit kanw ndodhur edhe dy hyrje të reja.
Banorët e rinjë të shtëpisë janë një ndër DJ-ët më të njohur në Kosovë, DJ PM dhe DJ DAGZ.
Hyrja e tyre me të vërtetë u vë në re, pas të gjithë harmonisë e të qeshurave që po japin në shtëpi pas gjithë atyre zënkave mes banorëve.
Mirëpo, njëri nga këta DJ, si hyri shfaqi pëlqimin e tij ndaj një banoreje të “Big Brother Albania VIP”.
Bëhet fjalë për DJ PM dhe Sarah Berishën, ku DJ PM gjithë kohën është duke shpreh pëlqimin ndaj saj dhe ngacmon atë.
DJ PM është parë edhe duke u kujdesur për Sarën gjersa ajo është në gjumë.
Madje dhe banorët e tjerë po e përkrahin këtë raport, sidomos Fifi, e cila gjithashtu i ka ngacmuar dy konkurrentët.
Ajo foli mire për DJ PM kur ishte me Sarën duke thënë se ai është tepër pozitiv, dhe i thotë që t’i japë një mundësi.
Në mëngjesin e sotëm, ishte Sara, ajo që kërkoi sapo u zgjua një përqafim nga Pajtimi, dëshirë të cilën ai ia plotësoi madje edhe duke e puthur atë.
E sa i përket banorëve të tjerë, këtë javë në nominim janë: Monika, Iliri, Sarah dhe Graniti, ku ky i fundit pati një letër dashurie nga e dashura e tij jashtë programit, e cila i trazoi ujërat për të./SHQIP.com
————————————————————————————————————————
Deputetja e Kosovës në Big Brother
Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar me diskutime dhe debate nga banorët për zhvillimet gjatë javës.
Por, pas kësaj aktorja, Arjola Demiri është surpizuar nga produksioni i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Arjolës i është sjellë shoqja e saj më e mirë e që është deputetja, Adiana Matoshi.

“ Ti je shumë e drejtë, e di për çfarë qëllimi ke ardhur. Mbaje lojën tënde mos ja mbajë zhagun askujt . Ti e din profesionin sa të mirë e ke. Trego sfidat tua, motivoi gratë tjera në qëllimin që kanë”.
“ Ti ke gjithçka me tregu dhe të lutem trego që je një aktore brilante”, i ka thënë Adriana-Arjolës. /SHQIP.com