Kulturë

Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe

Në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit u organizua sot Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau sot pamje nga kjo festë.

“Çikat e bjeshkëve. Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli”, theksoi Rama.

/Shqip.com