Lodi i ndan rrugët me Atleticon – për një sezon
Publikuar:
(29.08.2022 11:23:40)

Renan Lodi –do të largohet nga Spanja – në ishull.
Futbollisti i Atletico Madrid – ka arritur marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit – me Nottingham Forest.
Teksa, paraprakisht e ka vazhduar kontratën me madrilienët deri në vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll.
Braziliani është pjesë e Atleticos që tri sezone – teksa ka zhvilluar 82 ndeshje në La Liga – duke e ndihmuar skudrën me katër gola dhe tetë asistime.
Ai e ka djersitur edhe fanellën e Seleçaos në 11-të takime – dhe ka asistuar tri herë.
Lodi – njihet për shpejtësinë dhe aftëstë që ka në lojën sulmuese./Shqip.com