Lajme

Llumnica: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

Rritja e pagave ishte kërkesa kryesore e puntorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), gjatë protestës së organizuar nga ana e tyre.

Por pos rritjes së pagës, ata kanë kërkuar pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës.

Kryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

Foto nga protesta

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikuar, por rrezikshmëria s’paguhet. Ne kemi kërkuar marrëveshje kolektive, është e vetmja kompani publike që s’ka marrëveshje kolektive”, deklaroi Llumnica.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr.

Nga punëtorët e korporatës së KEK-ut njashtu kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të punëtorëve, duke deklaruar se shumë kanë vdekur, e shumë të tjerë janë larguar si mungesë e kushteve.

/Shqip.com