Lajme

Llugaliu: Katër kompanitë e naftës që iu pezullua licenca kishin përfituar nga lirimi i akcizës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu

Sot gjatë ditës, Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu në një konferencë për media bashkë me Ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari janë shprehur se janë gjetur një numër i madh i shitëseve që kanë tejkaluar marzhën tregtare të lejuar sipas vendimit të Qeverisë.

Lidhur më këtë Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, është shprehur  se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur ndonjë interes për vendin.

Ai është shprehur se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i kanë ruajtur xhirimet.

Ai theksoi se këto kompani kanë përfituar nga lirimi i taksave të akcizës.

““Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”

Sipas tij nga kjo është mundësuar shmangja e të hyrave./Shqip.com