Sport Ndërkombëtar

Llorente tërhiqet nga futbolli

FOTO: transfermarkt
FOTO: transfermarkt

Futbollisti spanjoll Fernando Llorente ka njoftuar tërheqjen nga futbolli të enjten, duke i dhënë fund një karriere tetëmbëdhjetë vjeçare gjatë së cilës si pjesë e Spanjës fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012.

Ai pa klub që nga përfundimi i kontratës njëvjeçare me Eibar vitin e kaluar.

Spanjolli gjatë karrierës së tij ka luajtur te Athletic Bilbao, Sevilla, Juventus, Tottenham Hotspur, Swansea City dhe Napoli. Ai ka fituar tre tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe një Europa League.

/Shqip.com