Sport Shqiptar

Llile mposhtet, por Zhegrova vazhdon shkëlqimin

Edon Zhegrova

Paraqitja pozitive e Edon Zhegrovës – nuk ishte e mjaftueshme që Llile ta shmangë disfatën 1-2 ndaj Lens.

Sulmuesi shqiptar e zhvilloi ndeshjen e parë si startues në Ligue 1 dhe e regjistroi një asistim.

Zhegrova – ishte mjaft aktiv në krahun e djathtë – duke i shkaktuar probleme kundërshtarëve me driblimet e tij.

Asistimi i Zhegrovës

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, mysafirët shënuan – pas vetëm katër minutave lojë me anë të Arnaud Kalimuendo.

Teksa, epërsinë e dyfishuan me anë të Arnaud Kalimuendo – në minutën e 37-të.

Në anën tjetër, golin e vetëm – vendasit e realizuan me anë të Xeka-s, në minutën e 45-të.

Paraprakisht – ai pranoi një asistim maestral nga Zhegrova.

Edoni – ka zhvilluar gjithsej shtatë paraqitje në elitën e futbollit francez, teksa ka shënuar dy gola.

Kohë më parë – ai e bëri edhe debutimin e tij në Ligën e Kampionëve – kundër Chelseat.

Zhegrova – paraprakisht ishte pjesë e Baselit, teksa në afatin kalimtar të janarit iu bashkua kampionëve të Francës.

Sa i përket formës ekipore, Llile gjendet në vendin e tetë në Ligue 1, me 48 pikë të grumbulluara./Shqip.com