Sport Ndërkombëtar

Llapi triumfon në Superkupën “Kosovë – Diasporë”

Llapi ka arritur që për herën e dytë radhazi të triumfojë në Superkupën “Kosovë – Diasporë”.

Skuadra nga Podujeva fitoi të martën, në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali ku mposhti FC Kosova Zurich, me rezultat 3:1.

Të parët rrugën e golit e gjetën mysafirët, me Skiavanon që arriti të shënojë për rezultatin përfundimtar 0:1.

Megjithatë skuadra e Tahir Batatinës arriti që ta përmbysin rezultatin me golat e Ilir Krasniqit, Gerhard Prognit dhe Kushtrim Shabanit, duke u kurorëzuar si kampion për të dytin vit rresht.

Kjo ndeshje organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Në këtë kompeticion garojnë fituesi i Kupës së Kosovës, si dhe fituesi i Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër.

/Shqip.com