Llapi publikon formacion zyrtar për ndeshjen me Buducnost
Publikuar:
(14.07.2022 19:07:44)

Skuadra kosovare, Llapi, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit kundër Buducnost.
Skuadra nga Podujeva do të kërkojë që në stadiumin “Fadil Vokrri” të rikthej rezultatin për tu kualifikuar tutje në Conference Leagua.
Në këtë ndeshje, me skuadrën nuk do të jetë i gatshëm qendërmbrojtësi Neto, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Tahir Batatina nga minuta e parë ka vendosur të startoj: Avdyli, Augusto, Shabani, Krasniqi, Idrizi, Ramadani, Maliqi, Fazliu, Rivera, Progoni dhe Firmino.

Fituesit e Kupës së Kosovës, kampanjën në garat ndërkombëtare nuk i filluan aspak mirë, duke u mposhtur në Podgoricë me rezultat 2-0./Shqip.com