Sport Shqiptar

Llapi mundet në miqësore nga Ulpiana

Skuadra e Llapit e ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj Ulpianës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ekipi nga Podujeva është mposhtur nga ajo e Ligës së Parë me rezultat 3-1, shkruan Shqip.com.

Golat për Ulpianën u shënuan nga Aurel Limani (2) dhe Liron Tasholli.

Ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Diar Vokrri.

Llapi e shfrytëzoi këtë ndeshje testuese për t’i ofruar minutazhë edhe disa futbollistëve nga grupmosha e juniorëve.

/Shqip.com