Sport Shqiptar

Llapi kthehet me tri pikë nga Lipjani, pa fitues në Klinë

Llapi është kthyer me tri pikë nga udhëtimi në Lipjan, ku ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1.

Ka qenë një fitore me përmbysje e llapjanëve, pasi ishin vendësit që kaluan të parët në epërsi. Në minutën e 28-të, Krasniqi realizoi gol të bukur për 1-0.

Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve u mbyllën 45 minutat e para.

Me të filluar pjesa e dytë Llapi reagoi me sukses, pasi në minutën e 49-të Ilir Blakcorri realizoi një gol spektakolar për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Llapi vazhdoi dominimin dhe në minutën e 76-të realizoi edhe golin e dytë, kur pas një gabimi në mbrojtjen vendase Muhamet Hyseni e shfrytëzoi shumë mirë për të realizuar për 1-2.

Ndeshja tjetër që u zhvillua sot, ajo ndërmjet Dukagjini dhe Lirisë ka përfunduar me barazimin 0-0.

Ekipi i Armend Dallkut nuk ka arritur fitore as pas ndeshjes së tretë këtë sezon.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, me vendasit për një nuancë më të mirë, duke krijuar një rast, por pa gjetur rrjetën.

Rasti i vetëm ishte ai i Marclei Santos (12’), i cili gjuajti me kokë, por goditja e tij u prit nga portieri Arlis Shala.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e mirë, ku pati raste nga të dyja skuadrat, por edhe kësaj radhe portat mbeten të paprekura.

Në fakt, vendasit shënuan në minutën e 72-të, por u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të VAR-it.

Vendasit goditen shtyllën me Blerind Morinën (55’) dhe rrezikuan me Altin Merlakun (52’), por pa sukses.

Liria goditi shtyllën me anë të Festim Alidemës (65’), ndërsa rrezikoi edhe Prins Tijueza (48’) dhe Andri Stefa (52’), por shifrat mbeten të paprekura dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

/Shqip.com