Sport Shqiptar

Llapi kampion i Superligës U19

FC Llapi në kategorinë e juniorëve është shpallur kampione e re në Superligë.

Ekipi nga Podujeva në xhiron e parafundit fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 3:2 si mysafire duke u konsliduar si ekipi i parë në kategorinë e juniorëve.

Llapi pas 29 xhirove prinë me 71 pikë, katër më shumë se Ballkani që zëvendin e dytë. Ballkani në xhiron e 29 pësoi humbje nga Trepça me rezultat 4:3.

Për Llapin ky është trofeu i dytë i kampionit të juniorët, pasi herën e parë e ka fituar në 2018/19 me trajner Granit Begollin.

/Shqip.com