Sport Shqiptar “Viti i parë ka qenë i mësimit, i dyti do jetë i suksesit”

“Llapi evropian” nuk është më ëndërr

KF Llapi

Kur Tahir Batatina fliste për “Llapin Evropian” – shumë njerëz nga bota e futbollit ironizonin me të.

Por, tashmë në vitin 2022 skuadra nga Podujeva ka siguruar kualifikimet për garat evropiane – për të dytin sezon radhazi.

Në një intervistë për Shqip.com, Batatina ka folur rreth ecurisë së këtij kampionati në mbyllje dhe përgaditjet e sfidës së quajtur “Evropë”.

Tahir Batatina

Ai potencoi se “mësimet janë mësime dhe sjellin eksperiencë. Viti i parë ka qenë vit i mësimit, i dyti do të jetë i suksesit. Llapi e ka të qartë se si duhet funksionuar në Evropë – në të gjitha aspektet”.

Teksa, shtoi “puna e madhe nga futbollistët, trajnerët, presidenti dhe përkrahja e pashoq e legjendave janë arsyejet e këtij suksesi. Falë zotit jemi në një fazë tejet të volitshme”.

Ndërsa, sa i përket përforcimeve trajneri potncoi “nuk duhet të bëjmë lëvizje, një ose dy transferime taktike sa për të shtuar konkurencën”.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors
KF Llapi

Për gjithë këtë sukses, Batatina ndihet krenar – por inistoi se “fakti që stadiumi Zahir Pajaziti ka qenë në rinovim – e ka penalizuar skuadrën në rezultate”.

“Natyrisht se jam krenar dhe i gëzuar. Llapi nuk ishte në të kaluarën në nivel që ishte tash – por me punë të palodhshme dhe me një projekt serioz – afatgjatë, duke ecur gjithmonë me hapa të sigurtë dhe jo të shpejtë – Llapi e arriti Evropën” , shton ai.

“Sekreti” i përmbushjes së misionit – sipas Batatinës është “puna e madhe nga futbollistët, trajnerët, presidenti dhe përkrahja e pashoq e legjendave. Falë zotit jemi në një fazë tejet të volitshme”.

Pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, Llapi gjendet në vendin e katërt – me 54 pikë të grumbulluara.

Teksa, ka siguruar biletën edhe për finalen e kupës ku do të takohet me Dritën – ku synon fitoren – dhe mbrotjen e këtij trofeu.

Tabela e Superligës