Sport Shqiptar

Llapi dhe Ferizaj ndahen baras

Skuadra e Llapit ka barazuar pa gola në shtëpi me Ferizajn në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Sfidën më mirë e nisi skuadra mysafire, që rrezikoi në minutën e katërt, por mbrojta vendase ishte vëmendshme.

Sefa (26’) më pas testoi portierin e Llapit, por Ilir Avdyli ishte në vend.

Pjesa e dytë ishte me ritëm të shtuar, por që dy ekipet nuk ia dolën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

Kështu, në fund dy skuadrat ndanë pikët, ndërsa vazhdojnë luftën për objektivat e tyre.

Llapi është në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Ferizaj në të nëntin me 35 sosh.

/Shqip.com