Sport Shqiptar

Llapi dhe Drita në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Kampioni në fuqi i Kupës, Llapi dhe Drita kanë arritur me lehtësi të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi mposhti Gjilanin me rezultat bindës 2:0 edhe pse golat erdhën vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht, në minutën e 85-të, Llapin e kaloi në epërsi me golin e Drilon Fazliut, për rezultatin përfundimtar 1:0.

Fitoren e skuadrës së Batatinës e vulosi Alef Firmino që shënoi në minutat e fundit të ndeshës.

Kualifikimin tutje e siguroi edhe Drita me një fitore të thellë përballë Ulpianës.

Astrit Fazliu e shënoi golin e parë për vendësit në minutën e 23-të nga penalltia.

Derisa dy golat tjerë u realizuan në pjesën e dytë.

Almir Ajzeraj e dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të, ndërsa Albin Krasniqi shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0 në minutën e 78-të.

Muharrem Jasharit po ashtu iu anulua një gol në minutën e 63-të./Shqip.com