Lajme

Lladrovci shkarkon dy drejtorë komunal

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media në faqen e tyre zyrtare.

“Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale. Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, sipas njoftimit thuhet se Lladrovci ka thënë se së shpejti do të marrë vendim për të plotësuar vendet e lira në kabinetin e tij.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci”.

Vlen të theksohet se në Komunën e Drenasit janë duke ndodhur shumë përplasje në mes pozitës dhe opozitës për shkak të qeverisjes aktuale.

/Shqip.com