Lajme

Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin, jo kriminelët që e vranë qytetarin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Sot ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se “Prokuroia është duke akuzuar çlirimtarët e jo kriminelët”.

“Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023. Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë. Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”, ka shkruar Lladrovci.

Ish-krerët akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, për krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

/Shqip.com