Lajme

Lladrovci për tërheqjen e Trustit: Nëse qytetarët marrin paratë për bregdet, është çështje e tyre

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se është pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Lladrovci ka thënë se njerëzve duhet të iu jepet mundësia e tërheqjës së mjetëve nga Trusti nëse ka krizë.

“Unë kam tërhequr para nga Trusti, unë kam mjete të mjaftueshme në Trust sepse rrogat e mia kanë qenë me të mëdha. Nuk po them që duhet tërhequr 30 për qind të Trustit, por njerëzve duhet t’u jepet mundësia me i tërheqë ato nëse kanë krizë”, tha ai në Rubikon.

Madje, Lladrovci thotë se do t’i tërheqë 30 për qind nëse aprovohet kjo nismë si dhe ku shpenzohet këto mjete nga qytetarët është zgjedhje e çdonjërit.

“Unë besoj se ka krizë, sa për qind është temë tjetër, ku i çojnë qytetarët ato para, në bregdet të Shqipërisë apo diku tjetër, është krejt vendim i çdonjërit me i tërheqë, nëse e lejojnë 30 për qindëshin, unë prapë do t’i tërheq sepse do t’i shfrytëzoja”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Gjithashtu,Lladrovci ka thënë që nuk mendon që do tëpërfitojnë shumë ata që i tërheqin ato para.

“Unë nuk jam ekspert por partia ime ka kërkesë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind, është vendimi i qeverisë që nëse e lejon sigurisht që njerëzit do ta shfrytëzojnë për qëllime të veta. Nuk mendoj që ka me u bo shtëpi dikush me ato që ka për t’i tërhequr”

Lladrovci ka thënë se do të pranoj çdo vendim nga parlamenti sepse në demokraci vendos shumica./Shqip.com