Lajme

Lladrovci: Marshi për drejtësi është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se “Marshi për Drejtësi” është dëshmi se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë vetëm.

Përmes një postimi në Instagram, Lladrovci ftoi qytetarët e Drenasit që t’i bashkohen marshit.

“Ftojmë qytetarët e komunës së Drenasit, të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” i cili mbahet të dielën, më 2 prill 2023, në ora 14:00, në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.Marshi për drejtësi” organizohet nga platforma “Liria ka emër” dhe përcjell solidaritetin tonë me Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin dhe të tjerët me rastin e fillimit të gjykimit të tyre në Hagë. Marshi për drejtësi” është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetëm”, shkroi Lladrovci.

Marshi për Drejtësi do të mbahet ditën e diel duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

/Shqip.com