Lajme

Lladrovci: Komuna e Drenasit ka miratuar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin më të madhe që ka pasur kjo komuna ndonjëherë.

Ai ka treguar se buxheti për vitin 2023 është 18.156.891 euro.

“Sot, ishte ditë e mbarë për komunën tonë, sepse, është miratuar Buxheti i përgjithshëm i komunës. Ky buxhet, për vitin 2023, do të jetë 18.156.891 euro, ndërsa buxheti për Investimet kapitale është 6,041,095 euro. Në këtë mbledhje është miratuar dhe projeksioni buxhetor për vitet 2024-2025“, ka shkruar Lladrovci.

Sipas Kryetarit, edhe buxheti për investime kapitale është më i madhi ndonjëherë.

“Buxheti i përgjithshëm është 18,156,891 euro, ndërsa buxheti për investime kapitale është 6,041,095 euro. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale. Me këtë buxhet janë paraparë projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm”./SHQIP.com