Lajme Botë

Liz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo gjatë fjalimit të saj ka falënderuar ish-kryeministrin Boris Johnson për qëndrimin kundër Vladimir Putinit, përfundimin e Brexit, nxjerrjen e vaksinës Covid dhe “dërrmimin e Jeremy Corbyn”, raporton BBC.

Liz Truss ka felënderuar mbështetësit e saj për mbështetjen e vazhdueshme.

Truss ka qenë në garë kundër Rishi Sunak.

Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar./Shqip.com