‘Dramë në Anfield” – Liverpooli po triumfon ndaj Arsenalit

Shumë raste shënimi, por vetëm një gol është shënuar në “Anfield Road”.
Liverpooli është duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0, pas 45 minutave lojë.
“The Reds” rrezikuan disa herë, por portieri i Arsenali, Aaron Ramsdale bëri disa pritje fenomenale.
Golin e vetëm në këtë 45 minutësh e shënoi Sadio Mane.
Pas një krosimi të dhënë nga Trent Alexander – Arnold, Mane u gjend më së miri në zonë dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë, ky ishte asistimi i pestë në këtë sezonë në Premierligë, kurse për sulmuesin senegalez, ishte goli i shtatë.
Në anën tjetër, londinezët po mundohen të rrezikojnë me kundërsulme, por ende nuk ka rezultuar e sukseshme.
Me rezultatin aktual, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë në ishull, me 25 pikë, katër më pak se Chelsea që është lidere.
Kurse, Arsenali është në vendin e pestë, me 20 pikë. /Shqip.com