Sport Ndërkombëtar

Liverpooli po triumfon me dy gola ndaj Manchester United

Liverpooli s

Liverpooli është duke e mposhtur Manchester United me rezultat 0-2.

EKipi i udhqhequr nga Jurgen Klopp, është duke dominuar këtë ndeshje nga minuta e parë, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi, Nabil Keita pas vetëm shtatë minutave lojë, ndërsa asistues ishte Mohamed Salah.

Goli i shënuar nga Keita

Kur pritej që “Djajtë e Kuq” të barazonin rezultatin, ndodhi e kundërta.

Ishte, Diogo Jotta, që e dërgoi topin në rrjetë, kurse asistues ishte Tent Alexander-Arnold.

https://twitter.com/TorcedorInform1/status/1452301985403834369?s=20
Goli i shënuar nga Jotta

Si qëndrojnë gjërat momentalisht, “The Reds” janë në vendin e dytë në Premierligë, me 21 pikë.

Ndërsa, në anën tjetër, Unitedi është në vendin e shtatë me 14 pikë dhe vetëm sa është larguar edhe më shumë nga “lufta” për titull./Shqip.com