Sport Ndërkombëtar

Liverpooli “peshkon” te Argjentina

Gjiganti anglez Liverpooli ka nënshkruar parakontratë me mesfushorin argjentinas, Enzo Fernandez.

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje.

Lojtari është duke shkëlqyer në këtë Kampionat Botëror me Argjentinën dhe për rrjedhojë ka mbërritur deri në gjysmëfinale të kompeticionit.

Në anën tjetër, Liverpooli e ka vuajtur shterpësinë e mesfushës në këtë fillimsezon dhe për rrjedhojë e ka humbur hapin me kreun.

Enzo Fernandez luan te Benfica.

Ai është 21-vjeçar dhe në Kupën e Botës ka lënë përshtypje tejet pozitive.

/Shqip.com