Liverpooli nuk po dorëzohet, e fiton “betejën” ndaj Aston Villës
Publikuar:
(10.05.2022 22:53:54)
Liverpooli ende nuk është dorëzuar në garën për titull.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka triumfuar në udhëtim te Aston Villa – me rezultat 1-2.
Vendasin e nisën takim më mirë dhe arritën të shënojnë pas vetëm tre minutave.
Autor i golit ishte Douglas Luiz.
Por, nuk mysafirët nuk u vonuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e gjashtë me anë të Joel Matip.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Teksa, golin e fitores “The Reds” e gjetën në minutën e 65-të me anë të Sadio Mane.
Për sulmuesin nga Senegali ky ishte goli i 15-të në këtë sezon të Premierligës, tyre – krahas katër asistimeve.
Me këtë fitore, Liverpooli e barazon Manchester Cityn me pikë – gjithsej 86 pikë.
Por, City e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com
