Sport Ndërkombëtar

Liverpooli nuk ka mëshirë as për fqinjët

Liverpool-Everton

Një qytet, dy ekipe.

Njëra po “lufton” për titullm tjetra për mbijetesë.

Liverpooli ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Evertonit, për t’i fundosur fiqnjët në zonën e rrezikshmërisë për rënie nga Premierliga.

“The Reds” kaluan në epërsi në minutën e 62-të, me anë të Andrew Robertson.

Teksa, u asisuta nga Mohamed Salah.

https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1518273413042819078?s=20&t=TQjY8hgkhIrt2qz-q_9WEA
Goli i realizuar nga Robertson

Një përgjigje nga “The Toffes” u prit, por nuk erdhi.

Në anën tjetër, “The Reds” shënuan përsëri.

Divock Origi e tundi rrjetën në minutën e 85-të për 2-0 duke i dhënë fund shpresave të mysafirëve.

Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në kuotën e 79 pikëve.

Goli i realizuar nga Origi

Vetëm një më pak se Manchester City që është lider.

Kurse, Evertoni mbetet në pozitën e 18-të, me vetëm 29 pikë të grumbulluara.

Deri më tani kjo skuadër ka arkëtuar vetëm tetë fitore, është mposhtur 19-të herë dhe ka regjistruar pesë barazime.

Gjashtë ndeshjet e mbetura janë një fije shpresë për tifozët në “Goodison Park”./Shqip.com

Tabela e Premierligës