Sport Ndërkombëtar

Liverpooli në qiellin e shtatë

Liverpool

U cilësua si “grupi i vdekjes”, pasi në të ishin tre gjigandë të futbollit evropian.

Milani, Liverpooli dhe Atletico Madrid.

Por, “lufta” e vërtetë u zhvillua vetëm për vendin e dytë.

Jurgen Klopp i dha leksione të futbollit secilit trajner kundërshtar që i doli përpara në këtë fazë.

Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje është suksesi që i faturohet strategut gjerman.

How Jurgen Klopp has succeeded at Liverpool where predecessors failed
Jurgen Klopp

Me rreshtimin 4-3-3, Liverpooli u duk më shumë se zhvilloi stërvitje, se sa ndeshje derbi.

Ritmi i shpejtë i lojës, siguria e lartë në repartin defanziv, janë vetëm dy nga elementet që e karekterizojnë këtë skuadër.

Ani pse grafikisht, “The Reds” i nisin takimet me tre sulmues, në fushën e gjelbër, realiteti është ndryshe.

Andrw Robertson në krahun e majtë dhe Alexander – Arnold në krahun e djatthtë janë dy motorë të cilëve duket që derivatet nuk u hargjohen kurrë.

Long may it continue' - Robertson relishing another Alexander-Arnold assist  duel - Liverpool FC
Robertson dhe Alexander – Arnold

Rikthimi i Van Dijk, e riktheu edhe qetësinë para Alisson, ndërsa jo rrallë herë është edhe pikënisja e aksioneve.

Kurse, mesfusha përbehet nga tri elemente: përvoja, klasi dhe magjia.

Jordan Henderson është shndërruar në futbollist të pazëvendësueshëm dhe me angzhimin e madh është ndihmesë si për bllokimin e aksioneve të kundërshtarëve ashtu edhe për nisjen e aksioneve të reja.

Krahas tij, është Fabinho, që është përzierje e një futbollisti të mençur, agresviv dhe puntor.

Johan Cryf, njëherë e një kohë, tha diçka që mbeti ikonike në gjithë historinë e futbollit.

“Të luash futboll është shumë e thjeshtë, por të luash thjeshtë është gjëja më e vështirë”.

Thiago Alcantara është sinonim më i mirë i një “magjistari” që gjërat në fushën e gjelbër i bën të duken të lehta.

Thiago Alcantara (@Thiago6) / Twitter
Thiago Alcantara

Numri gjashtë është duke fasionuar shikuesit në “Anfield” që kur është rikthyer nga lëndimi.

Qetësia, mënyrë si e bën lidhjen me sulmin, dhe vizioni i tij – janë gjëra që rrallë shihen në botën e futbollit.

Henderson-Fabinho-Thiago duken si një Trekëndësh i Bermudës, ku kundërshtarët kapitulojnë.

Kurse, faza e sulmit tashmë është ikonike, me treshen Salah-Mane dhe Firmino.

Deportimet dhe angazhimi i madh i Sadio Manes nga krahu i majtë, sakrificat e  Firminos për të krijuar hëpësira, i kanë mundësuar Salah që të jetë golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Sulmuesi egjiptian është autor i gjashtë golave në shtatë ndeshje të zhvilluara në Champions, duke u shndërruar në ankth për kundërshtarët.

Salah, Mane & Firmino stronger together than apart' – Owen calls on  Liverpool trio to stay put | Goal.com
Salah-Mane-Firmino

Por, as kjo treshe, as këto rezultate nuk do ishin të njëjta pa “arkitektin”, Jurgen Klopp.

54 vjeçari, të martën dha ligjërata për futboll, ani pse përballë pati Milanin, shtatë herë fitues i kompeticionit.

Klopp, la në bankën rezervë: Thiago Alcantara, Virgil Van Dijk, Jordan Henderson, Fabinho, Alexander-Arnold, Robertson, Firmino, por prapë doli me kokë lartë nga “San Siro”.

18 pikë dhe futboll i bukur.

Deri në fund të këtij kompeticioni rruga është e gjatë, por duket që anglezët do e djegin edhe atomin e fundit për ta sjellë veshgjatën edhe një herë në tempullin e quajtur “Anfield”. /Shqip.com