Liverpooli shënon dy gola të shpejtë ndaj Atleticos

Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Atletico Madrid.
Skuadra angleze,golin e parë e ka shënuar me anë të Diogo Jota, në minutën e 13-të, shkruan Shqip.com.
Pas një harkimi të dhënë nga Arnold, portugezi u gjend mirë në zonë dhe goditi me kokë, për ta mposhtur portierin e madrilienëve.
Kurse, golin e dytë e shënoi Sadio Mane.
Në rolin e asistuesit, ishte përsëri, Arnold që po e zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme.
Të udhëhequrit e Jugen Klopp-it, janë lider në Grupin B, me 12 pikë.
Kurse, Ateltico është në vendin e tretë dhë është duke e rrezikuar seriozisht, kalimin tutje.
Në këtë takim për shkak të kartonit të kuq, spanjollëve po u mungon Antonie Griezmann.
Ndërsa, në anën tjetër, te Liverpooli janë rikthyer nga lëndimet, Fabinho dhe Thiago Alacantara./Shqip.com