Sport Ndërkombëtar

Liverpooli i interesuar për talnetin e Dortmundit

Liverpooli po kërkon ta forcojë repartin e mesfushës

Ardhja e Thiago Alacantaras në “Anfield Road” duket që nuk i ka zgjidhur problemet në repartin e mesfushës.

Sipas “Daily Express”, Jurgen Klopp po kërkon që në sezonën e ardhshme të sjellë në Liverpool mesfushorin e Dortmundit, Jude Belingham, transmeton Shqip.com.

18 vjeçari konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë në Gjermani dhe është në syrin e shumë skuadrave tjera të mëdha.

Duke marrë parasysh se, tashmë tek Dormundi është bërë si “traditë” që futbollistët e rinjë dhe të talentuar të i shesin me shuma “astronomike” edhe largimi i Belinghamit nuk do ishte për tu befasuar.

“The Reds” janë përballur edhe me lëndime të shumta në mesfushë, ndërsa largimi i Georgino Wijnaldum mund të jetë ndër arsyejet e problemeve që ata po kanë në këtë repart./Shqip.com